Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Mund të përfitojë”, Artan Hoxha paralajmëron: Rasti i Veliajt si Kajmaku, në lojë qindra mijëra euro dëmshpërblim
Gazetari Artan Hoxha ka folur për ankimimin e Erion Veliajt në Kushtetuese, lidhur me shkarkimin e tij nga detyra. Hoxha kujtoi rastin e kryetarit të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, i cili pavarësisht se u hoq, fitoi çështjen dhe mori 500 mijë euro dëmshpërblim. Ai theksoi se vendimi për shkarkimin e Veliajt ishte politik dhe sipas tij është habi që juristët e tre institucioneve nuk thanë asnjë fjalë. Megjithatë, gazetari shton se surpriza më e madhe e kësaj çështje është Presidenca. “Jo më kot solla shembullin e Kajmakut të Vorës, që me një vendim të Gjykatës Administrative mori 44 rroga. Minimalisht ai mori gjysmë milioni euro. Ka ngjashmëri ky rast me Veliajn sot. Mandatin Kajmakun ia ndërpreu KQZ dhe jo Këshilli i Ministrave. Për Veliajn...