Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Deputetet e Fierit marrin “kontrollin” e grupit të PS në Kuvend, Zegjine Caushi dhe Kiduina Zaka i japin leksione opozitës. Ç’nuk u pa nga seanca
Seanca e sotme parlamentare duket një fotokopje e seancave të fundit, ku deputetët e opozitës kërkojnë rikthimin e debatit për programin e qeverisë, ndërkohë që shumica vijimin e procedurës me miratimin e projektligjeve të rendit të ditës. Por ndryshe nga seancat e mëparshme, këtë herë “drejtimin” e grupit parlamentar socialist duket se e kanë marrë deputetet e reja të qarkut të Fierit. Fillimisht Zegjine Çaushi e më pas Kiduina Zaka, kanë marrë fjalën duke i kërkuar opozitës të lejojë zhvillimin normal të seancës.Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA” Fjalimet para të tyre janë shoqëruar me duartrokitje nga kolegët e vjetër socialistë.