Zogaj: Sfida reale e Veliajt është me akuzën dhe në këtë betejë ai rilind ose ‘vdes’ politikisht

Zogaj: Sfida reale e Veliajt është me akuzën dhe në këtë betejë ai rilind ose ‘vdes’ politikisht

Analisti politik Preç Zogaj e ka komentuar vendimin e ish-Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të ankimuar shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese si një sinjal të qartë të thyerjes politike dhe fillimit të betejës së tij personale me drejtësinë. Në një intervistë për rubrikën “Tema e Ditës” në RTSH 1 HD, në moderimin e Arbër Hitaj, analisti Zogaj theksoi se veprimi i Veliajt tregon se maskat kanë rënë dhe të gjitha palët tani janë pozicionuar si kundërshtare. Sipas Zogajt, ankimimi në Kushtetuese sinjalizon fundin e një periudhe të mbështetjes së supozuar mes Veliajt dhe Kryeministrit Edi Rama. “Koha kur Veliaj mendonte apo ka bërë sikur mendonte se ka mbështetjen e kryeministrit në këtë kalvarin e ri që ka me drejtësinë, ka mbaruar,” theksoi analisti....