Shtrenjtimi i rrymës, paralajmëron AKB: Çmimet do të rriten për 4-5 për qind

Shtrenjtimi i rrymës, paralajmëron AKB: Çmimet do të rriten për 4-5 për qind

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shprehu shqetësimin për paralajmërimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike 15 për qind. Kryetari i kësaj organizate biznesesh, Agim Shahini, tha se shtrenjtimi i rrymës do të ndikojë negativisht te bizneset dhe qytetarët, duke i shtuar vështirësitë ekonomike dhe varfërinë. Ai vuri në dukje se mbi 1300 biznese, përfshirë ato me mbi 50 punëtorë, do të detyrohen të blejnë energji elektrike në tregun e hapur, që do të çojë në shtrenjtimin e produkteve dhe shërbimeve. “Ngritja e çmimit të energjisë dhe paralajmërimet e saj për ngritje për 15% është një goditje për bizneset dhe qytetarët. Kjo do të varfërojë edhe më tutje shportën konsumuese të qytetarëve të vendit, por edhe të bizneseve që do të detyrohen të shtrenjtojnë shërbimet e veta,...