Konferenca me Netanyahun, Trump: Vendet myslimane janë zotuar të demilitarizojnë Gazën, trupat e pengjeve do të kthehen menjëherë

Konferenca me Netanyahun, Trump: Vendet myslimane janë zotuar të demilitarizojnë Gazën, trupat e pengjeve do të kthehen menjëherë

Vendet myslimane janë zotuar të demilitarizojnë Gazen, tha Trump në konferencë për shtyp me Netanyahun. Trump dhe Netanyahu po mbajnë konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se trupat e pengjeve që kanë vdekur do të kthehen menjëherë, nëse miratohet plani i paqes. Presidenti shtoi se kjo do të thotë gjithashtu “fundi i menjëhershëm i vetë luftës”. Vendet arabe dhe myslimane janë zotuar ta “demilitarizojnë Gazën” shpejt, si pjesë e planit. Top Channel