Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Fiks Fare/ Laguna e Karavastasë kthehet në moçal, ngordhin gjallesat. Kanali që e lidh me detin nuk hapet, bashkia nuk ka naftë
Në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, një prej pasurive më të mëdha natyrore të vendit, është krijuar një situatë alarmante për ekosistemin. Dhjetëra peshq dhe gaforre janë gjendur të ngordhur në brigjet e lagunës, pasi kanali që lidh lagunën me detin ka qëndruar i mbyllur prej javësh. Ky kanal ka rol jetik për shkëmbimin e ujit dhe ruajtjen e gjallërisë së florës dhe faunës. Punonjës të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura thonë se kanë njoftuar Bashkinë Divjakë që në qershor, por asnjë ndërhyrje nuk u është bërë në kohë. Pamjet që sjell Fiksi nga laguna tregojnë një situatë të rëndë – gjallesat e ngordhura në sipërfaqe dhe uji i ndotur. Ndërkohë, në pjesë të tjera të parkut, shihen flamengo, të cilat vazhdojnë të popullojnë zonën, por...