Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Kryemadhi: SPAK ka shantazhuar dëshmitarë kundër meje dhe Ilir Metës, prokuroria ka gënjyer gjykatën
Ish-deputetja, e njëkohësisht ish-kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka reaguar lidhur me akuzat ndaj saj dhe Ilir Metës nga SPAK, duke theksuar se asnjë nga personat e thirrur nuk ka dëshmuar kundër tyre. ‘Kemi problem në dosjen Meta dhe në dosjen time. Ka dëshmitarë që janë shantazhuar,’ deklaroi Kryemadhi. Ajo tregoi për një prej dëshmitarëve, të cilit, sipas saj, i është blerë shtëpia nga ajo dhe nëna e saj, me kontrata të gjitha të rregullta dhe të deklaruara në bankë. Personi është intimiduar, i është thënë se ke marrë para kesh nga Fatime Kryemadhi. Më pas është arrestuar për 3 muaj pa asnjë shkak, për t’i bërë presion,’ shtoi ajo. Një rast tjetër që Kryemadhi...