Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tre shoferë të dehur shkaktojnë përplasjen e 4 makinave në Vlorë, një vajzë e plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, më 29 shtator 2025, rreth orës 19:50, në rrugën “Gjergj Kastrioti”. Në ngjarje janë përfshirë katër automjete: një Mercedes Benz me targa AB102GR, një Toyota me targa AB589HD, një Audi me targa AB926GS dhe një tjetër Audi me targa AB725FV që ishte e parkuar. Drejtuesi i mjetit Mercedes Benz, shtetasi Mane Xhelaj, 27 vjeç, ka rezultuar pozitiv në testin e alkoolit. Ndërkohë, drejtuesi i Toyotës, shtetasi Gerisian Gjishti, 29 vjeç, ka rezultuar negativ në testin e alkoolit. Në këtë mjet udhëtonte si pasagjere 21-vjeçarja Silvia Hasa, e cila pas aksidentit është dërguar në spital dhe është shtruar për mjekim. Edhe drejtuesja e Audi-t me targa AB926GS, shtetasja Ilivia Imeraj, ka rezultuar negative në testin e alkoolit. Automjeti...