Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përplasen 4 makina në Transballkanike, plagoset 21-vjeçarja në Vlorë
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 19:50, në rrugën “Gjergj Kastrioti”. Në ngjarje janë përfshirë katër automjete; një Mercedes Benz me targa AB102GR, një Toyota me targa AB589HD, një Audi me targa AB926GS dhe një tjetër Audi me targa AB725FV që ishte e parkuar. Drejtuesi i mjetit Mercedes Benz, Mane Xhelaj 27 vjeç, ka rezultuar pozitiv në testin e alkoolit. Ndërkohë, drejtuesi i Toyotës, Gerisian Gjishti 29 vjeç, ka rezultuar negativ në testin e alkoolit. Në këtë mjet udhëtonte si pasagjere 21-vjeçarja Silvia Hasa, e cila pas aksidentit është dërguar në spital dhe është shtruar për mjekim. Edhe drejtuesja e Audit me targa AB926GS, Ilivia Imeraj, ka rezultuar negative në testin e alkoolit. Automjeti i katërt, një Audi me targa AB725FV, ka qenë i parkuar në momentin e përplasjes.