Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Armë me dylbi dhe…” – Gazetari zbardh vrasjen e italianit: Ku jetonte vlonjati me precedentë penalë që e ekzekutoi
Biznesmeni italian Edoardo Sarchi ishte në momentin dhe vendin e gabuar. Gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta ka zbardhur në Off the Record me Andrea Dangllin vrasjen e 44-vjeçarit italian pas mesnatës së 26 shtatorit 2025 në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”. Sipas tij gjithçka nisi pas një konflikti mes autorit Kamber Sulçe dhe Gazment Braçi për dritat e gjata të makinës, që pasoi edhe ngjarjen e rëndë. “Edoardo Sarchi së bashku me miqtë e tij me mbiemrin Braçi nuk kanë qenë duke gjuajtur për gjah. një nga fëmijët e familjes Braçi ka qenë duke lëvizur në fshatin Salari. Ka qenë një nga fëmijët e Eqerem Braçi me një automjet me karroceri dhe është ndeshur në rrugë me Kamber Sulçen aty ka pasur verbale...