‘Më verbove!’, zbardhet dinamika e vrasjes së biznesmenit italian pas sherrit për dritat e gjata

‘Më verbove!’, zbardhet dinamika e vrasjes së biznesmenit italian pas sherrit për dritat e gjata

Është zbardhur dinamika e vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi, në fshatin Salari të Tepelenës, mbrëmjen e së premtes. Nga hetimet ka rezultuar se Gazmend Braçi kishte marrë makinën e një çobani në zonë dhe kishte dalë për gjueti bashkë me tre shokë. Ndërsa, autori i dyshuar Kamber Sulçaj, që kishte një fermë mes fshatrave Nivicë-Bolen po udhëtonte me makinën e tij, kur u shkëmbye me Bracin dhe kanë debatuar ashpër për dritat e gjata. “Më verbove, më hodhe në kanal”, mësohet se ka thënë Sulçaj, ndërsa më pas edhe i ka fyer. Ai e ka ndjekur Bracin dhe miqtë e tij nga pas dhe i ka parakaluar. Afër fshatit Salari, në vendin e quajtur Qafa e Dilanit, makina që drejtonte Gazmend Braci ka pësuar...