Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Tërmeti politik”që mund të shkaktojë Veliaj në Bashkinë e Tiranës, juristi zbulon detajet, çfarë do ndodhë pas ankimimit të tij në Kushtetuese
Erion Veliaj ka kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës nga Këshilli i Ministrave. Ky hap i Veliajt tashmë bllokon automatikisht zgjedhjet e parakohshme për kryeqytetin deri në vendimin e gjykatës. Në ankimimin e dërguar në Kushtetuese, kryebashkiaku i shkarkuar i referohet nenit 62, i cili thekson se mungesa e tij në detyrë prej më shumë se tri muajsh nuk është për shkaqe që varen prej vullnetit të tij. Juristi Indrit Sefa, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, tha se Erion Veliaj vazhdon të jetë kryetari i Bashkisë së Tiranës. Sipas z. Sefa, procedura e ndjekur nga këshilli bashkiak është në kundërshtim me ligjin, pasi Veliajt...