Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Merreshin me mashtrime, trafikim droge dhe prostitucion në Mianmar, gjykata kineze dënon me vdekje 11 anëtarë të familjes mafioze
Një gjykatë kineze ka dënuar me vdekje 11 anëtarë të një familjeje famëkeqe mafioze që drejtonte qendra mashtrimi në Mianmar. BBC raporton se familja Ming, 39 anëtarë të së cilës u shpallën fajtorë për aktivitete kriminale, u dënuan me burgim të gjatë. Ata që nuk u dënuan me vdekje morën burgim shumëvjeçar. Familja Ming ishte një nga katër mafiat më famëkeqe të Mianmarit, që vepronte nga qyteti i qetë provincial i Laukai, pranë kufirit kinez. Në qytet, ata drejtonin disa operacione trafikimi droge, prostitucioni, lojërave të fatit të paligjshme dhe mashtrimit online, duke synuar viktima nga e gjithë bota. Mianmari më në fund mori masa të ashpra, duke arrestuar disa anëtarë të këtyre organizatave kriminale në vitin 2023 dhe duke i dorëzuar ato tek autoritetet...