Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Iu sekuestruan pasuri me vlerë 3 milionë euro, noterja 35-vjeçare: E shkuara e bashkëshortit nuk mund të më prekë mua
Sanja Telhallari TIRANË- Notereja Sanja Telhallari ka reaguar pasi iu sekuestruan pasuri me vlerë 3 milionë euro në prona dhe llogari bankare. Telhallari ka reaguar për Top Channel, duke deklaruar se të ardhurat si notere i ka të gjitha të ligjshmem ndërsa thekson se e shkuara e bashkëshortit nuk mund ta prekë. Ajo thotë se do të vijojë punën normalisht deri sa gjykata dhe prokuroria të kenë thënë fjalën e tyre. Hetimet kanë zbuluar se 35-vjeçarja ka kryer një numër të konsiderueshëm transaksionesh për blerjen e pasurive të paluajtshme gjatë 11 viteve, nga 2013 deri në 2024. Bëhet fjalë për pasuri të tilla, si: Apartamente, dyqane, poste parkimi dhe një vilë në në prej komplekseve më elitare në Tiranë Noterja ka investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, kryesisht në...