Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sesioni i 80-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Ambasada e SHBA: Kënaqësi të shihnim udhëheqësit tanë të takoheshin
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një reagim pas takimeve të zhvilluara këtë javë në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. Në një postim në rrjetet sociale, ambasada shkruan se aleatët e NATO-s janë duke punuar bashkë për të çuar përpara sigurinë dhe mirëqenien tonë. ‘Kënaqësi të shihnim udhëheqësit tanë të takoheshin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë javë! Aleatët e NATO-s po punojnë së bashku për të çuar përpara sigurinë dhe mirëqenien tonë’, tha ai. Gjatë javës që lamë pas u zhvillua java e Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku nga vendin ynë morën pjesë ministrja e Europës dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali dhe presidenti Bajram Begaj.