I kërkuar për vrasjen e biznesmenit italian, Kamber Sulçaj rezulton aksioner në gurore në Vlorë

I kërkuar për vrasjen e biznesmenit italian, Kamber Sulçaj rezulton aksioner në gurore në Vlorë

Kamber Sulçaj, 48 vjeç, i shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë, rezulton të jetë aksioner në një gurore në Brataj të Selenicës, Vlorë. Sipas të dhënave zyrtare, Sulçaj zotëron 25% të aksioneve në guroret “Stone Quramenga”, ku aksionarë janë gjithashtu babai i tij, Delo Sulçaj me 20% dhe vëllai, Akil (alias Ermal) Sulçaj me 15%. Pjesa tjetër u përket dy ortakëve të tjerë jashtë familjes. Përveç këtij aktiviteti, Kamber Sulçaj zotëron edhe një stan me bagëti. Familja Sulçaj nuk është e panjohur për drejtësinë. Në maj të vitit 2021, në Vlorë u arrestua vëllai i tij, Gazmendi, së bashku me kushëririn Roel Sulçaj. Ata u kapën me 2,632 fara kanabisi, të destinuara për kultivim dhe shitje.