Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Më verbove, më hodhe në kanal”/ Dinamika e plotë e vrasjes së Eduardo Sarchit, autori u konfliktua me Gazmend Braçin, arsyeja pse..
Zbardhet dinamika e plotë e vrasjes së Eduardo Sarchit, biznesmenit italian. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se autori i dyshuar Kamber Sulçaj ishte duke udhëtuar për tek stalla e bagëtive në pronësi të tij që ndodhej mes fshatrave Nivicë dhe Bolen. Në vendin e quajtur Lluf shkëmbehet me një automjet me karroceri me të cilën udhëtonte Gazmend Braçi me 3 shokët e tij. Ata debatojnë dhe konfliktohen verbalisht për shkak se Braçe mbante drita të gjata në automjet. “Më verbove, më hodhe në kanal”, mësohet se ka thënë Sulçaj, ndërsa më pas edhe i ka fyer. Më pas 4 personat janë nisur në drejtim të Salarisë ku Gazmendi ka edhe banesën dhe në këtë moment autori i ka ndjekur nga pas, i ka parakaluar dhe në një moment afër banesës automjeti që ai po e përdorte, por që ishte në pronësi të një çobani, është prishur. Gazmendi ka...