Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Holandës i shkon në zyrë Sadushit, ja çfarë i komunikoi

Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Holandës i shkon në zyrë Sadushit, ja çfarë i komunikoi

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi priti sot në takim kryetaren e Gjykatës së Lartë të Holandës, Dineke de Groot, me të cilin biseduan për nxitjen e dialogut institucional dhe shkëmbimin e përvojave mes dy gjykatave. Gjatë takimit, Sadushi prezantoi prioritetet e tij për bashkëpunimin e ardhshëm, duke theksuar rëndësinë e dialogut ndërgjyqësor në kuadër të zhvillimeve të jurisprudencës evropiane dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi për formalizimin e raporteve institucionale. Kreu i Gjykatës së Lartë vuri, gjithashtu, në dukje nevojën për unifikimin metodologjik të instrumenteve të harmonizimit, që do të garantojë një praktikë gjyqësore më koherente dhe zhvillimin profesional të gjyqtarëve dhe stafit të gjykatës, veçanërisht në fushën e digjitalizimit të menaxhimit të çështjeve gjyqësore, për të siguruar drejtësi efektive dhe të besueshme...