Zbardhet vrasja e italianit, biznesmeni u qëllua për një fjalë goje! Shpallet në kërkim 48-vjeçari Kamber Sulçaj

Zbardhet vrasja e italianit, biznesmeni u qëllua për një fjalë goje! Shpallet në kërkim 48-vjeçari Kamber Sulçaj

Dy ditë nga vrasja me armë zjarri e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi në zonën e Salarisë në Tepelenë. Kamber Sulçaj, 48 vjec nga Vlora është shpallur në kërkim si autori i dyshuar i vrasjes. Pas një konflikti për motive të dobëta, besohet për dritat e gjata të makinës, ai dyshohet se ka qëlluar me armë drejt biznesmenit dhe personave të tjerë që e shoqëronin. Sulçaj është zbuluar pas verifikimit të kamerave të sigurisë së bizneseve që ndodhen në rrugën që përshkon zonën. Ato treguan automjetin e autorit që lëvizte me shpejtësi, në ikje nga vendi i ngjarjes. Pas identifikimit të Kamber Sulçajt, policia gjeti të fshehur në një stan në një zonë të thellë malore makinën e...