Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rroga më të larta e puna online, kursimet e shqiptarëve shpërthejnë në banka
Depozitat e shqiptarëve në banka kanë arritur në nivelet më të larta që prej viteve ‘90. Në fund të gushtit, paratë e kursyera arritën në mbi 1.43 trilionë lekë, 30.7 miliardë lekë apo 2.2 për qind më tepër se qershorin e një vit më parë. “Vitet e fundit kemi një rritje të pagave, por edhe remitancave. Kjo ka sjellë këtë situatë. Ndërkohë kemi edhe inflacionin. Kryesisht po zhvlerësohen të ardhurat e familjeve në veri të vendit, që presin më shumë dërgesa emigrantësh. Ndryshe ndodh në Korçë apo Durrës”, tha Leons Hasani, ekspert për ekonominë. Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se me gjithë zhvlerësimin, euro është valuta kryesore në të cilën shqiptarët mbajnë kursimet e tyre. Në 11 bankat e nivelit të dytë në fund...