Protesta e UÇK-së në Tiranë/ Balla: S’kemi pasur luhatje ndaj luftës së vëllezërve, Berisha s’ka folur kurrë

Protesta e UÇK-së në Tiranë/ Balla: S’kemi pasur luhatje ndaj luftës së vëllezërve, Berisha s’ka folur kurrë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shprehu mbështetjen për protestën në mbrojtje të UÇK dhe komandantëve që po gjykohen në Hagë, e cila do të organizohet në Tiranë më 17 tetor. “Është e vetmja parti që s’ka pasur luhatje ndaj luftës së vëllezërve, tani ne e mbështesim thirrjen e veteranëve dhe u bëjmë thirrje qytetarëve të marrin pjesë. Këta na vunë kusht të mblidhemi këtu ta diskutojmë. Me nismë të PS janë miratuar 8 deklarata dhe rezoluta për të mbështetur luftën çlirimtare të Kosovës. E kemi bërë detyrën. Këta kanë pasur qëndrim jo pozitiv ndaj UÇK-së dhe komandantëve që ndodhen padrejtësisht në Hagë, se nuk ka asnjë provë ndaj tyre me ato palo dëshmitarë që po serviren.” Balla kritikoi opozitën dhe tha...