Vrau biznesmenin italian, kush është Kamber Sulçaj? Aksioner i një guroreje në Vlorë dhe../ Familjarët me precedent për drogë (SKEDA)

Vrau biznesmenin italian, kush është Kamber Sulçaj? Aksioner i një guroreje në Vlorë dhe../ Familjarët me precedent për drogë (SKEDA)

Kamber Sulçaj dhe familjarë të tij nuk janë emra të panjohur për drejtësinë.  48-vjeçari, i cili është i shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit italian në Tepelenë, rezulton që të jetë aksioner në një gurore në Brataj të Selenicës në Vlorë, të quajtur ‘Stone Quramenga”. Në këtë gurore është aksioner me 25%, së bashku me babain e tij Delo Sulçaj i cili ka 20% të aksioneve dhe vëllain Akil alias Ermal Sulçaj me 15% të aksioneve. Në këtë gurore janë aksionerë edhe dy persona të tjerë, të cilët nuk kanë lidhje me familjen Sulçaj.  Përpos aksioneve në gurore, Kamber Sulçaj posedon edhe një stan me bagëti.  Ndërkohë, në maj të vitit 2021, në Vlorë u arrestuan vëllai tjetër i Kamber Sulçajt, Gazmendi, së bashku me një kushëri të tyre Roel Sulçajn. Këta të dy u kapën me 2632 fara kanabisi të cilat do t’i shisnin me qëllim kultivimin, shkruan shqiptarja.com.  Kujtojmë se ditën e sotme,...