Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Çermë, makina del nga rruga dhe përfundon në oborrin e një shtëpie
Një aksident ka ndodhur ne aksin rrugor Lushnjë-Çermë në afërsi të fshatit Konjat pasi një automjet ka dalë disa dhjetëra metra nga rruga dhe ka përfunduar ne tokat përgjatë autostradës. Dy bashkëshortë qe udhëtonin në automjet janë transportuar nga ambulanca në spitalin e Lushnjës dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Sipas të dhënave të para dyshohet se drejtuesi i fuoristradës ka humbur kontrollin mbi mjetin i cili ka dalë nga rruga dhe pasi ka përshkruar 20-30 metra në ajër ka përfunduar në oborrin e një banese ku fatmirësisht nuk kishte asnjë person. Dy të lënduarit, bashkëshortë janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lushnjës. Top Channel