Trump pret Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë për planin për paqe në Gazë

Trump pret Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë për planin për paqe në Gazë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump priti Kryeministrin Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë ndërsa ka pritshmëri për arritjen e një marrëveshjeje për luftën në Gazë. Trump ka prezantuar një plan prej 21 pikash para të dyja palëve për t’i dhënë fund luftës, për lirim të pengjeve që mban Hamasi dhe për çarmatosje të militantëve palestinezë. Të dielën ai tha në rrjete sociale se “të gjithë pajtohen për diçka speciale për herë të parë”, dhe ka përmendur bisedimet që ka zhvilluar me liderë arabë në Kombet e Bashkuara një javë më parë. Netanyahu, në anën tjetër, ka dhënë pak arsye për shpresë, pasi në fjalimin e mbajtur të premten në Kombet e Bashkuara, ai është zotuar për “të përfunduar punën” kundër Hamasit dhe e ka kundërshtuar shtetësinë palestineze...