Shehaj i prerë: S’ka negociata me PD pa u rënë dakord për një kandidat jashtë politikës

Shehaj i prerë: S’ka negociata me PD pa u rënë dakord për një kandidat jashtë politikës

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar në një konferencë për shtyp këtë të hënë se forca që ai drejton nuk ka zhvilluar ende negociata me Partinë Demokratike për kandidatin e përbashkët të opozitës për Bashkinë e Tiranës. Shehaj ka qenë i prerë se nuk do të ketë asnjë bisedim me PD-në, nëse paraprakisht nuk merret një vendim që kandidati opozitar të jetë jashtë politikës, i pakorruptuar dhe përbashkues për të gjitha partitë opozitare. “Partia Mundësia ka alternativa shumë të mira, dhe jam i bindur se ato mund të fitojnë përballë kandidates socialiste. Deri tani nuk kemi bërë negociata me PD, por do të punojmë që të dalim me një kandidat të përbashkët jashtë partive politike. Do të ngulim këmbë për këtë. Ne jemi...