Më shumë kohë për projektet e turizmit dhe infrastrukturës/ Zgjatet afati i grantit të BERZH

Më shumë kohë për projektet e turizmit dhe infrastrukturës/ Zgjatet afati i grantit të BERZH

Qeveria shqiptare ka miratuar zyrtarisht zgjatjen e afatit të një granti të rëndësishëm të akorduar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i cili synon mbështetjen e Programit të Mundësimit të Turizmit dhe Infrastrukturës.  Ky vendim, i cili ka hyrë të hënën në fuqi, miraton marrëveshjen ndryshuese, e cila i hap rrugë përdorimit të fondeve për një periudhë më të gjatë, duke siguruar që investimet në infrastrukturë të rëndësishme për zhvillimin e turizmit të realizohen plotësisht.  Zgjatja deri në 2027  Sipas letrës zyrtare të datës 16 prill 2025, dërguar Ministrit të Financave, Petrit Malaj, nga Drejtuesja e BERZH-it për Shqipërinë, Ekaterina Solovova, Banka ka miratuar zgjatjen e Datës së Disponueshmërisë së Grantit deri më 27 dhjetor 2027.  Ky hap vjen në përgjigje të kërkesës së Qeverisë Shqiptare dhe reflekton nevojën për më shumë kohë operacionale për...