Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Pas 20 tetorit PD me protesta të qëndrueshme”/ Lefter Maliqi: Pres të arrestohet në çdo moment kryetari i Bashkisë Kuçovë! Do të hyj në garë, por..
Lefter Maliqi i ftuar në “Opinion” në News24 tha se se shqiptarët duhet të dinë se problemi kryesor në vend sot është “kapja” e Parlamentit, e cila, sipas tij, filloi kur u lanë mandatet në kohën e Bashës. Ai nënvizoi se Parlamenti zgjedh kryeministrin, organet e drejtësisë dhe SPAK-un, por është i mbajtur peng si nga opozita ashtu edhe nga mazhoranca. Maliqi paralajmëroi një aksion në terren nga opozita pas pritjes së raportit final të OSBE-ODIHR më 20 tetor për zgjedhjet e 11 majit. “Shqiptarët duhet të dinë se ne jemi republikë parlamentare dhe çdo gjë buron nga Parlamenti. Parlamenti zgjedh kryeministrin dhe organet e drejtësisë edhe SPAK-un. Parlamenti është i kapur që nga momenti kur u lanë mandatet që në kohën e Bashës. Parlamenti...