Panik në ajër! Një grup pasagjerësh shkaktojnë përleshje në bord, piloti ul avionin për të shmangur tragjedinë

Panik në ajër! Një grup pasagjerësh shkaktojnë përleshje në bord, piloti ul avionin për të shmangur tragjedinë

Një fluturim nga Luton i Britanisë së Madhe drejt Alicante-s në Spanjë, u kthye në një skenë kaotike që rrezikoi të përfundonte në tragjedi ajrore. Një grup pasagjerësh britanikë që udhëtonin për një festë beqarie shkaktuan incidente të rënda në bord. Piloti u detyrua të devijonte avionin drejt aeroportit të Tuluzës në Francë. Sapo u ul në pistë, policia franceze ndërhyri dhe arrestoi disa prej të përfshirëve. Sipas pasagjerëve, ata kishin filluar sjelljet e çrregullta që para ngritjes, duke shpërfillur udhëzimet e sigurisë dhe duke shqetësuar të tjerët. Pas ngritjes, ata konsumuan alkool, përdorën fjalë fyese para fëmijëve dhe përshkallëzuan konfliktet mes tyre. Situata kulmoi kur dy prej tyre u përleshën fizikisht, duke grisur rrobat e njëri-tjetrit, ndërsa të tjerë raportohet se pështynin dhe godisnin...