Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
“Masakra e Urës Vajgurore” në 1997 ku u vranë 4 policë, edhe Apeli i GJKKO lë në burg për jetë shkodranin
I akuzuari për atë që njihet si masakra e Urës Vajgurore ku u vranë 4 policë, Fran Marashi, këmbëngul se ai nuk ka gisht në atë ngjarje të tmerrshme. Por duket se nuk ka shpëtim për të sepse edhe Apeli vendosi që të lërë në fuqi burgimin e përjetshëm ndaj tij. Apeli i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Fran Marashit, i akuzuar për masakrën e Kuçovës në vitin 1997. Bëhet fjalë për masakrën e Kuçovës ku u vranë 4 policë dhe u plagosën 6 të tjerë. GJKKO e shqyrtoi çështjen pas vendimit të Gjykatë së Lartë për ta rikthyer dosjen në shkallën e parë. Të dënuar të tjerë më herët për...