Tatimet apel qytetarëve, kërkoni faturë fiskale, ja si ta dalloni (video)

Tatimet apel qytetarëve, kërkoni faturë fiskale, ja si ta dalloni (video)

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar një video ku ka shpjeguar dallimet kryesore mes faturave të fiskalizuara dhe atyre të pa fiskalizuara.Sipas tatimeve, çdo qytetar duhet të kërkojë dhe të pajiset me faturë tatimore për çdo blerje apo shërbim të kryer.Video shpjegon që fatura e fiskalizuar përmban numrin Identifikues të veçantë të Faturës (NIVF) – një kod unik për çdo faturë të fiskalizuar, që lidh faturën me subjektin lëshues si dhe Numri i Sigurisë së Lëshuesit të Faturës (NSLF), që siguron identifikimin e saktë të lëshuesit.Fatura jo fiskale nuk përmban asnjë nga elementet e mësipërme dhe nuk garanton që transaksioni është i regjistruar.Element i rëndësishëm është kodi QR i cili mundëson skanimin e faturës. Nëse ky kod mungon, fatura nuk është e fiskalizuar, ndonëse...