Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Të gjithë janë gati për Serbinë! Nga Armando Broja te Nedim Bajrami dhe Myrto Uzuni, ja se çfarë po ndodh me Kombëtaren
Ndeshja me Serbinë po afron gjithmonë e më shumë, ndërsa ka vlerën e një finale për historinë e kualifikimit, pa përfshirë ngarkesën emocionale, politike dhe historike. Forma e lojtarëve ka ndryshuar te dy Kombëtaret nga ndeshja e fundit që u zhvillua në Tiranë dhe përfundoi në shifrat 0-0. Kryesisht për Serbinë, që vuan mungesën e madhe të Milinkovic Savic që ka peshën e Gjimshitit në mbrojtjen e Shqipërisë, por nga ana tjetër ka edhe shpërthimin e disa lojtarëve. Në vendin e parë qëndron Vlahovic, që ka gjetur veten dhe ndodhet në momentin e tij më të mirë te Juventusi duke nuhatur gjithmonë topin dhe golin. Nga ana tjetër edhe Pavlovic është bërë më i rrezikshëm në ndeshjet e fundit teksa me topin në zotërim del...