Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ditë vendimtare në zyrën ovale/ Takimi me Netanyahun për Gazën, Trump: Diçka speciale po vjen
Sot është një ditë vendimtare për paqen në Gaza. Presidenti amerikan, Donald Trump, pret në Zyrën Ovale kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu. Në fokus të bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë do të jetë plani 21 pikësh për përfundimin e luftës në Rripin e Gazës. “Ne kemi një mundësi reale për madhështi në Lindjen e Mesme. Të gjithë janë pajtuar për diçka shumë speciale, për herë të parë në histori”, njofton presidenti amerikan përmes rrjeteve sociale, duke premtuar se takimi mes Netanjahun do të ketë një rezultat pozitiv. Por në një intervistë me Fox News, kryeministri izraelit nuk tha se e kishte pranuar planin. “Po punojmë për të”, tha ai. “Nuk është finalizuar ende”. Kurse Hamasi njoftoi se nuk kishte marrë asnjë propozim të ri për armëpushim. Në një deklaratë, Hamasi përsëriti “gatishmërinë për të shqyrtuar çdo propozim...