“Rusia po minon sigurinë e BE”, Gjermania akuzon Moskën për provokimet me avionë e dronë

“Rusia po minon sigurinë e BE”, Gjermania akuzon Moskën për provokimet me avionë e dronë

“Rusia po bëhet “kërcënim gjithnjë e më i madh” për NATO-n”. Ky ishte paralajmërimi i Ministrit të Mbrojtjes së Gjermanisë në Forumin e Sigurisë në Varshavë. “Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po përpiqet me qëllim ta minojë sigurinë evropiane dhe integritetin territorial të kombeve evropiane. Ai kërkon t’i provokojë shtetet anëtare të NATO-s. Ai dëshiron t’i ekspozojë dobësitë brenda aleancës sonë“, Boris Pistorius, Ministër i Mbrojtjes i Gjermanisë. Ai theksoi se NATO-ja ka reaguar ndaj provokimeve të Rusisë me qartësi, unitet, vendosmëri dhe maturi. “Ne nuk do të biem në kurthin e Putinit të përshkallëzimit të vazhdueshëm. Po ruajmë gjakftohtësinë duke qëndruar të palëkundur dhe të vendosur. Kur është e nevojshme, forcat e NATO-s janë të gatshme, ashtu si avionët e aleatëve tanë në Baltik...