Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Queer Film Festival/ Nis sonte edicioni i 6-të dhe do të shtrihet në 11 qytete, i vetmi festival i zërave LGBTQI+
“Queer Film Festival” çel sonte në mbrëmje edicionin e gjashtë, i cili ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë do të shpërndahet në 11 qytete të vendit. I themeluar nga aktivisti Arbër Kodra, ky është festivali i vetëm që i kushtohet kinemasë dhe zërave LGBTQI+: “Përmes këtij programi të larmishëm filmash, diskutimesh të ndryshme në panele, ne promovojmë empatinë dhe ndryshimin shoqëror nëpërmjet artivizmit”. Kjo maratonë 2-javor, ka misionin të promovojë diversitetin dhe të drejtat e njeriut përmes fuqisë së artit dhe kinemasë. Aktivistja për të drejtat e njeriut, Zhaklin Lekatari thotë: “Patjetër që jam shumë emocionuar të jem pjesë e edicionit të gjashtë të këtiij festivali, i cili duke parë edhe atmosferën më duket shumë si një akt rezistence, si një mënyrë shumë e...