Protesta për UÇK / Pas Prishtinës e Hagës, do të organizohet në Tiranë më 17 tetor

Protesta për UÇK / Pas Prishtinës e Hagës, do të organizohet në Tiranë më 17 tetor

Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të vijojnë pas Prishtinës dhe Hagës, në kryeqytetin shqiptar. Më 17 tetor në Tiranë, një grup shoqatash të veteranëve të luftës, nën koordinimin e ish-deputetit Azgan Haklaj, ftojnë shqiptarët të bashkohen në sheshin Skënderbej. “Motoja jonë është: ‘Edhe unë jam UÇK. Drejtësi dhe liri për çlirimtarët.’ Besoj dhe uroj që në datë 17 tetor, në sheshin Skënderbej, të gjithë shqiptarët do të vijnë të japin një mbështetje të fuqishme. Imagjinoni çfarë do të ndodhte nëse do të akuzohej Garibaldi, George Washington-i? Pra, edhe çlirimtarët tanë kanë kryer një mision!”, thotë Haklaj. Hysni Guçati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës thotë: “Ju bëj thirrje të gjitha partive politike, të gjithë shqiptarëve anekënd, pa dallim feje. Ne jemi të gjithë...