I përfshirë në trafik droge, GJKKO shpall fajtor dhe dënon me 8 vite burg Shkëlzen Dacin

I përfshirë në trafik droge, GJKKO shpall fajtor dhe dënon me 8 vite burg Shkëlzen Dacin

gjkko TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 8 vite burg Shkëlzen Dacin, i cili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe për pjesëmarrje në organizatë kriminale. Fillimisht ndaj tij u dha një dënim me 12 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ulet me 1/3 masa e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 vite. Daci u arrestua në korrik të vitit 2021, në kuadër të operacionit "Shpirti", ku në pranga ranë 28 persona.  Njoftimi i GJKKO: 1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e ҫështjes penale që i përket procedimit penal nr. 36/2 të vitit 2019 (238 të vitit 2017), me të pandehur Shkëlzen...