Toka që po blejnë Beyoncé dhe Jay-Z quhet “fushë rreziku”, pse?

Toka që po blejnë Beyoncé dhe Jay-Z quhet “fushë rreziku”, pse?

Çifti, Beyoncé dhe Jay-Z, raportohet se po planifikojnë të ndërtojnë një rezidencë të re madhështore në Angli. Sipas burimeve të Daily Mail, superyjet janë në proces të blerjes së një prone prej 8 milionë eurosh në fshatin piktoresk Wigginton, në qarkun e Oxfordshire, vetëm pak hapa larg resortit luksoz “Soho Farmhouse”, të preferuar nga emra si David dhe Victoria Beckham. Ndërsa zona përreth është bërë gjithnjë e më e popullarizuar për të pasurit dhe të famshmit që kërkojnë qetësi larg zhurmës së Londrës, toka që çifti thuhet se ka zgjedhur ka një mangësi të madhe: rrezikun e përmbytjeve. Banorët vendas, të cilët tashmë janë në dijeni për interesimin e çiftit, i kanë vënë zonës nofkën “fusha e rrezikut” për shkak të prirjes për përmbytje që...