Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Qeveria njofton vakancën, shkresa e shkarkimit të Veliajt i dërgohet KQZ-së
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është njoftuar zyrtarisht nga qeveria për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut dhe situatën e krijuar në bashkinë e Tiranës. Shkresa mban datën 25 shtator, dita kur Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin e veliajt. “Në mbledhjen e këshillit të ministrave, datë 25.09.2025, ju bëjmë me dije se është miratuar vendimi nr. 539, datë 25.9.2025, i Këshillit të Ministrave, “për shkarkimin nga detyra të kryetarit të bashkisë Tiranë erion veliaj”, thuhet në shkresë. KQZ ka detyrë të organizojë zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki të vendit, duke përfshirë edhe Tiranën. Ditën e sotme, Erion Veliaj kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiaku i Tiranës nga Këshilli i Ministrave. Në ankimimin e dërguar në Kushtetuese, kryebashkiaku i...