E Ngarkuara me Punë e SHBA takon Spiropalin: Aleatët të përkushtuar për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe luftën ndaj organizatave kriminale

E Ngarkuara me Punë e SHBA takon Spiropalin: Aleatët të përkushtuar për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe luftën ndaj organizatave kriminale

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua ditën e sotme me ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, pas kthimit të kryediplomates shqiptare nga SHBA ku mori pjesë në punimet e  Asamblesë së 80-të të Përgjithshme të OKB-së. Në një njoftim të ambasadës amerikane thuhet se aleatët e SHBA-së janë të përkushtuar në përballimin e sfidave të reja që ka sjellë koha. “Aleatët e përkushtuar të NATO-s sigurohen që të jenë të përgatitur për të përballuar sfidat e reja të kohës sonë – përfshirë shpenzimet e qëndrueshme në fushën e mbrojtjes për sigurinë afatgjatë, bashkëpunim të ngushtë për të luftuar organizatat kriminale ndërkombëtare dhe kushte të drejta ekonomike që u mundësojnë bizneseve të lulëzojnë. E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi një bisedë me Ministren për...