Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim çobani 48-vjeçar, si nisi sherri që përfundoi në krim

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, shpallet në kërkim çobani 48-vjeçar, si nisi sherri që përfundoi në krim

Zbardhet vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi pak ditë më parë në Tepelenë. Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat bën me dije se grupi hetimor ka gjetur provat e krimit dhe ka identifikuar autorit, i identifikuar si Kamber Sulçaj, i cili punon si çoban. Ata dyshohet se janë konfliktuar verbalisht për dritat e gjata të makinës, dhe më pas 48-vjeçari e ka qëlluar me armë. Njoftimi i policisë: Salari, Tepelenë/Hetimet e shpejta dhe profesionale çojnë në zbardhjen e autorësisë dhe dinamikës së vrasjes së shtetasit E. S., trupi i pajetë i të cilit u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”, pas mesnatës së datës 26.09.2025. Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 48-vjeçar, autori i dyshuar i vrasjes. Nga hetimet dyshohet se 48-vjeçari, pas...