Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Programi juaj, me buzëkuq, por me çizme përpara”, ironizon Korreshi: Ne hallexhinjtë ‘vjedhim’ nga 2 minuta
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ironizuar në Kuvend programin e qeverisë, duke e quajtur atë “me buzëkuq, por me çizme përpara”. Ai theksoi se nuk po flitet në Kuvend për hallet e qytetarëve dhe shprehu shqetësimin për mënyrën se si po zhvillohen seancat. Korreshi iu drejtua kryetarit të Kuvendit, duke thënë se nuk po i jepej mundësia për të folur, duke detyruar opozitarët të “vjedhin” dy minuta për procedurë. Deputeti kërkoi që qeveria të rikthejë programin e saj për të diskutuar më gjerë në Kuvend. Ai theksoi se nëse duan të diskutojnë për programin qeverisës, duhet të krijohen mundësi për fjalën e opozitës. Deputeti i PD, Saimir Korreshi në Kuvend: Nuk po flasim për hallet e qytetarëve. Ky program juaj është me buzëkuq,...