Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Rregullorja e re përplas opozitën dhe mazhorancën: Kuvendi t’i kthehet normalitetit…po shkelni Kushtetutën!
kuvendi TIRANË- Seanca e sotme plenare ka nisur me debate në lidhje me rregulloren e re të Kuvendit, e mitur që në seancat e para të kaluara. Opozita ka akzuar kryesinë e Kuvendit se nuk kanë shpërndarë rregulloren e miratuar në seancën e kaluar dhe kërkoi kthimin e punimeve parlamentare në normalitet. Ndërkohë, kryeparlamentari Niko Peleshi u kundërpërgjigj duke thënë se rregullorja e re u është shpërndarë deputetëve si dhe gjendet në faqen online të Parlamentit. Në seancën e sotme në rend dite është miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar, ku u votua përbërja e 11 Komisioneve Parlamentare, që më pas do t’i hapë rrugë nisjes nga puna të komisioneve. Tonet janë ngritur nga deputetë të opozitës, të cilët secili në fjalën e tij, kritikojnë ashpër...