“Parlamenti i pazareve”, Boçi – mazhorancës: Po i drejtoni thika qytetarëve

“Parlamenti i pazareve”, Boçi – mazhorancës: Po i drejtoni thika qytetarëve

Mes tensioneve në Kuvend, deputeti demokrat Luçiano Boçi ka akuzuar mazhorancën socialiste se e ka kthyer Parlamentin në një dyqan ku miraton ligje klienteliste. Sipas Boçit në kurriz të qytetarëve janë duke u realizuar nga socialistët pazare të pista. “Kur na e keni dhënë fjalën ju ne? Ju keni hequr pikën, që në seancë mund të debatohet. E keni kthyer parlamentin, si dyqan, pronari i së cilës pastron para dhe përzë dhe njerëzit se nuk ka interes. E hapni parlamentin dhe sajoni ligje të pista, thika të pista kundër qytetarëve. Ju po hiqni arsyen dhe po vendosni çmendurinë”, tha Boçi.