Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Arrestohet 33-vjeçari/ Iu gjetën dhjetëra doza kanabisi dhe iu vinte në ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve
Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “The Fugitive”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi M. R., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. Gjatë kontrollit fizik, punonjësit e Policisë i gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike, një radio policie dhe dy celularë, të cilat u administruan si prova materiale. Operacioni u organizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar në informacionet operative për vendndodhjen e të dyshuarit. M. R. u lokalizua dhe u kap në Durrës, duke finalizuar kërkimin e nisur nga autoritetet gjyqësore. Ai ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës,...