Debati në Kuvend, Gjekmarkaj- Peleshit: Mos bëj edukatorin e opozitës, e keni kthyer këtë sallë në…

Debati në Kuvend, Gjekmarkaj- Peleshit: Mos bëj edukatorin e opozitës, e keni kthyer këtë sallë në…

Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj tha sot se Parlamenti nuk është më një sallë ku bëhet debati politik, por është kthyer në një seancë ku miratohen procesverbalet. Sipas tij, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi nuk duhet të bëjë edukatorin e opozitës. “Kjo është sallë e debatit, ju e keni kthyer në sallë të procesverbalit. Programi i qeverisë mungoi, keni ende kohë ta korrigjoni dhe ta ktheni debatin në këtë sallë. Për sa kohë do bëni edukatorin e opozitës, iu duhet një fjalor i gjuhës shqipe dhe duhet tu them se semantika funksion edhe nga efekti sy edhe nga efekti vesh. Nëse i thua dikujt gjatosh, e përcakton nga syri dhe s’ka gjë për të kritikuar”, tha Gjekmarkaj Top Channel