“O kryetar, ju s’na jepni fjalën, ne hallexhinjtë vjedhin naj 2 minutsh”, Korreshi mes ironish kërkon anulimin e seancës: E bëtë programin si çizme me gisht

“O kryetar, ju s’na jepni fjalën, ne hallexhinjtë vjedhin naj 2 minutsh”, Korreshi mes ironish kërkon anulimin e seancës: E bëtë programin si çizme me gisht

Deputeti i PD, Sajmir Korreshi i ka kërkuar mazhorancë që të anulohet seanca e 12 shtatorit, ku u miratua me votat e PS programi qeverisës pasi opozita u largua, dhe të rimbahet. Me ironive ai tha se opozita është gati që sot t’i kthehet normalitetit, siç kërkoi deputetja e PS Zegjine Çaushi, por se sipas tij kjo nuk po mundësohet prej socialistëve. “Na vjen keq që mandati e parë këto dy shoqet dhe  na u mërzitën, i përulemi, i kërkojmë falje. Ore e dinë ata kryetarë që je me një parti me ata apo se dinë? Për t’i kthyer normalitetin kësaj seance je ti. E dyta, me fol në këtë seancë s’po na jep leje ti… ndaj kërkojmë kthim seance që të kthejmë atë ‘tobestrafkulla’...