Shkarkimi i Veliajt, Kryeministria në lëvizje, i dërgon shkresa KQZ për shpalljen e vakancës në Bashkinë e Tiranës

Shkarkimi i Veliajt, Kryeministria në lëvizje, i dërgon shkresa KQZ për shpalljen e vakancës në Bashkinë e Tiranës

Kryeministria është vendosur në lëvizje pas shkarkimit nga detyra e kryebashiakut të Tiranës, Erion Veliaj. veliaj Ditën e sotme, Kryeministria i ka dërguar një shkresë KQZ-së për shpalljen e vakancës në Bashkinë e Tiranës. Në letrën zyrtare të depozituar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftohet për miratimin e vendimit të Këshillit të Ministrave, më 25 Shtator, për shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt. Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka shpallur Ogerta Manastirliun si kandidate për postin. Shkresa: Lënda: Për njohje KOMISIONERIT SHTETËROR TË ZGJEDHJEVE I nderuar, Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave datë 25.9.2025 ju bëjmë me dije se është miratuar vendimi nr.539, datë 25.9.2025, i Këshillit të Ministrave, “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”.