“Parlamenti, vend për pazare të pista”/ Seanca plenare, reagon ashpër deputeti: Drejtoni ‘thika’ kundër qytetarëve

“Parlamenti, vend për pazare të pista”/ Seanca plenare, reagon ashpër deputeti: Drejtoni ‘thika’ kundër qytetarëve

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, ka shpërthyer në Kuvend duke kritikuar maxhorancën për sjelljen e saj në parlament. Ai theksoi se ky institucion është shndërruar në një “dyqan” ku po kalohen ligje, që shkojnë kundër interesit të qytetarëve. Boçi akuzoi qeverinë për miratimin e “ligjeve të pista”, që sipas tij, kanë si qëllim të dëmtojnë popullin. Ai gjithashtu vuri theksin te fakti që parlamenti po humbet funksionin e tij real dhe po bëhet vend i pazareve të pista. Luçiano Boçi: Kur na e keni dhënë fjalën ju ne? Ju keni hequr pikën, që në seancë mund të debatohet. E keni kthyer parlamentin, si dyqan, pronari i së cilës pastron para dhe përzë dhe njerëzit se nuk ka interes. E hapni parlamentin dhe sajoni ligje të...