Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ndryshimet në Komisionet Parlamentare, Mediu: U shkel Kushtetuta
Kreu i Parisë Republikane ka hedhur akuza ndaj mazhorancës se ka shkelur Kushtetutën për ndryshimet në Komisionet Parlamentare. Mediu tha se nuk janë përcaktuar detyrat dhe detyrimet e Komisioneve Parlamentare. “Mendoj se si Kryetar i Kuvendit, kur vini dhe paraqisni përballë Kuvendit, ndarjen mes pozitës dhe opozitës, duhet të bëni të qarta edhe arsyet. Sot Grupi Parlamentar i PD, iu kërkoi miratimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit, të kishte edhe të pasqyruar edhe komisionet përkatëse edhe shqyrtimet. gjë e cila nuk na u dha, dhe mendoj që është në drejtën e secilit deputet se çfarë voton. Po ashtu duhet të rikthej në vëmendje funksionet në grupet parlamentare. E përsëris, ka dy procedura, njëra kryhet në seancë plenare, tjetra kryhet në grupet e përhershme parlamentare....