Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shiste kokainë dhe kanabis për një grup kriminal shqiptar, dënohet 35-vjeçari në Angli
Një 35-vjeçar shqiptar, Klajdi Mehalla, është dënuar me 3 vite e gjysmë burg nga Gjykata e Lartë e Staffordit, pasi shiste kokainë dhe kanabis në emër të një grupi kriminal shqiptar në Midlands, Angli. Mehalla u arrestua në prill në Rugeley, teksa po drejtonte një automjet të siguruar në emër të dikujt tjetër. Në posedim të tij u gjetën katër qese me kokainë, ndërsa mesazhet në telefonin e tij treguan se droga shitej tek klientët. Ai pranoi fajësinë më 23 maj për përdorim droge me qëllim shitjeje, përfshirje në rrjetin e shpërndarjes së kokainës dhe kanabisit, si dhe përdorim automjeti pa siguracion. Policia e Staffordshire tha se Mehalla kishte një rol kyç në aktivitetin e rrjetit kriminal dhe se hetimet vazhdojnë për të goditur krimin e...